Dy shqiptarë në kërkim ndërkombëtar për plagosje dhe drogë janë arrestuar sot njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe, tjetri në Belgjikë, ndërsa pritet të ekstradohen drejt Shqipërisë.
Në kuadër të operacionit “Surnames” u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe, 40-vjeçari Hajdar Bako i njohur dhe me ermat Hajdar Copja e Hajdar Hysa, i lindur në Elbasan. Ai rezulton i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri. 40 vjeçari së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.
Ndërsa në Belgjikë u arrestua në kuadër të operacionit “Area” 39 vjeçari Armando Gropa i skeduar për drogë. Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.