Kronikë

Në kërkim për plagosje nga Italia, kapet 42-vjeçari në pikën kufitare të Hanit të Hotit

6 Qershor, 13:15| Përditesimi: 6 Qershor, 13:37

  • Share

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në Pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit. Ai është arrestuar teksa po dilte jashtë territorit shqiptar.

42-vjeçari Vuksan Gjoni allias Guri, rezulton i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata e Apelit e Milanos për veprën penale “Plagosja”.

“I dënuar nga autoritetet italiane, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për plagosje, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari.   

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:   

Vuksan Gjoni (Guri), 42 vjeç, banues në Shkodër. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Itali.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?