Kronikë

Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, dy në pranga në Fier

2 Gusht 2024, 10:45| Përditesimi: 2 Gusht 2024, 10:48

  • Share

FIER- Dy persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe dhitje droge janë arrestuar në Fier.

Në pranga ka rënë Adis Caka, 22 vjeç. I riu është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Po ashtu është arrestuar edhe Elton Duraj, 40 vjeç. Edhe Duraj është i dënuar me 6 vjet burgim nga Apeli (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, merreshin me përpunimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?