Në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock down 1” u arrestua A. Xh.
Gjykata e Korçës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 45-vjeçarin, pasi akuzohet për përfshirje në shitjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike.
“45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock down 1”, të finalizuar më datë 19.04.2022, nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitet kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.