Në kërkim për spiunazh në Rusi, shtyhet seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse që u arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit

2 Shkurt 2023, 10:10| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 10:25

  • Share

ELBASAN- Në Gjykatën e Elbasanit është shtyrë seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva, e arrestuar tre muaj më parë në vendin tonë pas sulmit në uzinën e Gramshit. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se shkak për shtyrjen e senacës është bërë mungesa e prokurorit.

Rusia ka kërkuar më 12 janar ekstradimin e Timofeevës pasi ajo është e shpallur në kërkim atje nën akuzën për spiunazh. Timofeeva kërkohet të ekstradohet pasi Moska e ka shpallur në kërkim për veprën penale të marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror, e parashikuar nga Kodi Penal rus. Gjykata e Qarkut Meshchansky në Moskë ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë në 25 gusht 2022. Por, Svetlana Timofeeva kërkon të mos ekstradohet drejt Moskës.

Si ndodhi ngjarja?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?