Foto ilustruese

Kronikë

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 28-vjeçari në Kukës! Ishte dënuar me 11 vite burg (EMRI)

14 Korrik, 14:15| Përditesimi: 14 Korrik, 14:17

  • Share

Kukës- Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë ka rënë në prangat e policisë, në fshatin Shëmri të Kukësit.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar Edison Dobrushi me 11 vjet e 6 muaj burgim.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Ëanted”, lokalizuan dhe kapën shtetasin:     

Edison Dobrushi, 28 vjeç, banues në fshatin Shëmri, Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga strukturat e DVP Shkodër.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?