Policia italiane

Kronikë

I akuzuar për trafik droge, arrestohet në Kroaci shqiptari i kërkuar nga Italia

17 Korrik, 09:47| Përditesimi: 17 Korrik, 09:50

  • Share

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës, është arrestuar në Kroaci falë bashkëpunimit mes policive të dy vendeve.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është me inicialet T.A., ndaj të cilit ka masë sigurie arrest në burg.

Arrestimi i tij në Kroaci është bërë para pak ditësh, ndërsa lajmi është bërë publik gjatë orëve të fundit.

Shqiptari ka qenë pjesë e një organizate droge të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe maqedonas që trafikonin sasi të mëdha kokaine.

Hetimi për goditjen e kësaj organizate zgjati 2 vjet dhe u krye nga autoritetet e L’Aquila nën koordinim me Antimafian Italiane.

Autoritetet italiane lëshuan 42 masa sigurie në total.  

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?