Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia britanike.
Në 2020 Gjykata e Fierit e ka dënuar Ervis Vrenozin me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Operacioni për kapjen e 39-vjeçarit u kodua ‘Akuzat’.
Vijon puna për ekstradimin e Vrenozit në Shqipëri.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:
-Ervis Vrenozi, 39 vjeç.
Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.
Komente
