Foto ilustruese

Kronikë

Në kërkim për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Britani (EMRI)

6 Maj, 09:21| Përditesimi: 6 Maj, 09:26

  • Share

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia britanike.

Në 2020 Gjykata e Fierit e ka dënuar Ervis Vrenozin me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni për kapjen e 39-vjeçarit u kodua ‘Akuzat’.

Vijon puna për ekstradimin e Vrenozit në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:

-Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?