Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia në zonën e Teleferikut në Tiranë.
Në pranga është vënë shtetasi Julian Çela, banues në Tepelenë, i cili për t'iu shmangur policisë qarkullonte me dokumente të falsifikuara.
"Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi në vitin 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë". Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet një dokument i falsifikuar, me fotografinë e tij dhe të dhënat e vëllait të tij, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga ana e punonjësve të Policisë", thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni për arrestimin e 30-vjeçari u bë nga Njësia Speciale "Fast Albania".
duket nga ftyra sa pall eshte.edhe esht ne kerkim dhe perdor dokumentat e vellait per ti shpetuar policise e denimit.i ke hallall ato vite burg vetem pse je budall e kur te dalesh do jesh ne zanatin e vrasesit me pagese qe te kapesh veten
Përgjigju