Kronikë

Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)

16 Janar, 12:02| Përditesimi: 16 Janar, 12:03

  • Share

SHKODËR- Një turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar teksa po tentonte të futej në Shqipëri përmes piskës së kalimit kufitar në Muriqan. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Azat Oncel, i dënuar nga autoritetet turke për trafik droge.

Oncel rezulton i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë burg, ndërsa i ka mbetur edhe 10 vjet e 20 ditë për të shlyer nga dënimi. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

“Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë kontrolleve të shtuara, Policia kufitare ka kapur dhe ndaluar një shtetas turk,  i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I akuzuar nga autoritetet turke, për  trafikim të lëndëve narkotike,  kapet në hyrje në PKK Muriqan dhe vihet në pranga, 34-vjeçari nga Turqia. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:    

Azat Oncel, 34 vjeç, banues në Turqi.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, njoftoi Policia e Shkodrës më 16 janar 2025.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?