Foto ilustruese

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet pas 1 viti në arrati 22-vjeçari në Gjirokastër

21 Korrik 2023, 08:56| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 09:55

  • Share

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Gjiriokastër, pasi ishte shpallur në kërkim për transportim të emigrantëve të paligjshëm. Në muajin qershor, i riu tentoi të ndihmonte disa emigrantë nga vendet e treta që të kalonin ilegalisht kufirin duke i transportuar me automjet kundrejt pagesës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin D. N., 22 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 25”.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin qershor të vitit 2022, në aksin rrugor Skërficë-Ura e Kardhiqit, në afërsi të fshatit Çepunë, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, sapo ka vënë re se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • joker: 21/07/2023 09:04

    bjerini popullit te thjeshte, mytini, kriminelat e vertete po bejne kerdine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?