Tiranë- Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtja e lokaleve për këtë veprimtari është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. M., 20 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", njofton sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
