SHKODËR- Saedet Myftija, ish-futbollist i Tërbunit, i shpallur në kërkim për dy ngjarje të rënda kriminale të ndodhur në verën e vitit të kaluar në Velipojë është arrestuar nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me atë të Lezhës.
28-vjeçari në 30 maj të vitit të kaluar, bashkë edhe më një ish-futbollist të Vllaznisë Zabit Mehmedajn, dhunoi me mjete të forta një 64-vjeçar, pas sherrit për hapësirën për vendosjen e shezlongëve në plazhin e Velipojës.
Rreth një muaj më vonë, megjithëse ishte në kërkim nga policia, 28-vjeçari nuk u ndal dhe i vendosi tritol banesës së të afërmit të 64-vjeçarit S.H, të cilin e kishte dhunuar.
Mëngjesin e 29 qershori, Saedet Myftija, vuri një sasi të vogël eksplozivi në garazhin e banesës së Agim Urajt, në lagjen “10 korriku” në Shkodër. Nga shpërthimi, dëmet në garazhin e 52-vjeçarit ishin vetëm materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”. 28 vjeçari, banues në Shkodër është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’.
I mungon vetem vrasja dhe esht i kompletuar. Kshu si ka bere ky do e gjej ndonje qe tia thyej turinjt
Përgjigju