Foto ilustruese

Kronikë

Në kërkim për vjedhje dhe kërcënim në Austri, kosovari arrestohet në Kukës

17 Prill 2018, 13:17| Përditesimi: 17 Prill 2018, 13:19

  • Share

Policia Kufitare ka arrestuar sot një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllimin ekstradimin e tij në shtetin Austriak.

Adriatik Shala, 30 vjeç, banues në Gjakovë u kap në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë të Kukësit, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri.

Autoritetet e Drejtësisë në Linz të Austrisë, me vendim Nr. 1St 25/15h, datë 16.03.2018, kanë lëshuar urdhërin e kërkimit ndërkombëtar ndaj shtetasit Adriatik Shala, për veprat penale "Vjedhje në rrethana rënduese" dhe "Kërcënim i rrezikshëm", parashikuar nga 127, 129, dhe 105 të Kodit Penal Austriak.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?