47-vjeçari Gerti Selimaj është ekstraduar sot nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.
Selimaj u arrestua më 12 mars në Itali, ku u kap në një apartament në zonën e Martina Franca për llogari të drejtësisë shqiptare, 23 vite pas vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon, ndërsa tashmë do vuaj dënimin në Shqipëri. Një muaj më parë policia shqiptare bëri të mundur zbardhjen e dy vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho, ndërsa Selimaj u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Si ndodhi ngjarja? Një i afërm i Gerti Selimajt atëherë mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. Dy vëllezërit Hasho, Beqir dhe Elmaz Hasho, e dërguan në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten edhe sot enigmatike. I afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj iu kërkoi llogari vëllezërve mbi një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Mes tyre ndodhi edhe një përplasje në spital, konflikt i cili pak ditë më vonë, agravoi me vrasjen e 2 vëllezërve.
Ohu me the te thash vazhdojne keto akoma me muhabet tavoline!? Me tha njeri ne athine me tha njeri ne shkup... Ore Prova direkte qe e lidhin personin ne fjale me vrasjen! Deshmitar okular Jo perralla se ka deklaruar djali I viktimave duke degjuar fjale mileti ne athine! Hajde histori hajde edhe cfare drejtesie prej katallogu cmimi Nobel!
Përgjigju