TIRANË- Ekstradohet nga Greqia sot (15 qershor), Jorgo Leku, 44 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vitit 2012 Gentjan e Nezir Beqirit, babë e bir në Elbasan. I dënuari njihet edhe me emrat Olsi Leka dhe Giorgio Lekou, ka pasur rolin e ekzekutorit në vrasjen e 11 viteve më parë, për të cilën vetëm këtë pranverë është dhënë drejtësi.
I shumëkërkuari u arrestua në Greqi më 12 qershor 2020 pasi gjykata e Elbasanit vendosi masën e arrestit në mungesë për 5 vepra penale për vrasje, përfshirë edhe atë të grupit të strukturuar kriminal. Ekstradimi i tij në Greqi kaloi në të gjitha shkallët e gjyqësorit ndërkohë që për vrasjen e Gentjan e Nezir Beqiri në 2012-ën, Gjykata e Posaçme përveç Jorgo Lekut si ekzekutor, dënoi me burg përjetë edhe Ardjan Çapjan dhe Florenc Çapjan në rolin e porositësve.
Florenc Çapja është i vetmi person i pa arrestuar dhe me dënim në mungesë, pasi prej vitesh rezulton në Dubai, një vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë, duke e bërë të vështirë sjelljen e tij. 44-vjeçari Leku nuk veproi i vetëm si ekzekutor në atë kohë. Bashkë me të ishte Ervis Bardhi, i cili u bë bashkëpunëtorë i drejtësisë dhe për këtë arsye GJKKO e dënoi me vetëm 15 vite burg, ndërsa Klaidi Dokoli dhe Etien Çani u dënuan me nga 25 vite burg.
Babë e bir u vranë brenda banesës së tyre në Elbasan ku Gentiani ishte në “arrest shtëpie” i paralizuar dhe ruhej nga dy policë në derë të shtëpisë, për akuzën e vrasjes së Sokol Çapjas në vitin 2005. Teksa hynë në banesë pasi bindën policët se ishin miq të familjes, autorët qëlluan Gentian Beqirin me 7 plumba pistolete me silenciator, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas vrasësit Jorgo Leku dhe Ervis Bardhi i mbytën edhe babanë dhe u larguan duke lënë në derë të shtëpisë dy policët, që më vonë u akuzuan për shpërdorim detyre. Krimi i dyfishtë ishte pjesë e një seriali të gjatë vrasjesh e konfliktesh në Elbasan.
Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.
Ky është Jorgo Leku, 44 vjeçari i rrezikshëm shqiptar i arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë pasi akuzohet se ka vrarë një nga ekzekutorët e Sokol Çapjas, Gentian Beqirin së bashku me babain e tij.
Jorgo Leku është pjesë e grupit te Çapjave. Ai është njeriu që dyshohet se ka nisur 173 kg kokainë nga Pireu ne Durrës që më pas doli se ishte oriz.
41 vjeçari është pjesë e një klani shumë te fortë kriminal në Elbasan, me konkretisht e grupit të Çapjave. Leku i cili ka lindur në Elbasan, por me banim në Gjirokastër njihet edhe me emra të tjerë si Olsi Leka, Giorgo Lekou, Jorgo Lekou.