Në kërkim prej 7 ditësh/ Avokati i Agim Kajmakut: Ja përse nuk do të dorëzohet

15 Nëntor 2019, 22:54| Përditesimi: 15 Nëntor 2019, 22:59

  • Share

Prej 7 ditësh Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës është në kërkim nga policia, ndërsa avokati i tij, Isuf Shehu deklaroi në emisionin 'Pa Protokoll' se klienti i tij nuk ka ndërmend që të dorëzohet para drejtësisë. Ai tha se për të njëjtën vepër penale, falsifikim janë pushuar me qindra hetime, ndërsa në rastin e Kajmakut u kërkua arrestimi. Ndërkohë që Shehu shtoi se në momentin që i kanë shkuar në banesë, nuk është treguar asnjë dokument përse do të arrestohej Agim Kajmaku.

"Nuk ka arsye pse të rishfaqet kemi një represion dhe masa të pa arsyeshme, të pabazuara dhe jo në qëllime të ligjshme. Fakti është që ka mbi 100 procedime penale për falsifikimin e kësaj natyre dhe asnjëri nuk ka shkuar para ndjekjes penale dhe në këto kushte. Ditën e diel në banesën e tij shkuan rreth orë 05:00-06:00 forca të shumta policie. Kajmaku nuk kishte arsye pse të mos lajmërohej në momentin që paraqitej kërkesa në gjykatë.

Më parë ka pasur një përcaktim ku shkoje para gjykatës dhe vlerësohet masa. Unë edhe sot nuk jam në dijeni të argumentit të gjykatës për përmbajtjen gjykata thotë se nuk e vendos në dispozocion. Në momentin që të paraqiten forca të shumta dhe të rrethojnë shtëpinë për paraqitjen e tij, të nxjerrin urdhrin, dokumentin. E vetmja gjë që të mbetet është t'i shmangesh kësaj. Ne kemi filmimet e kamerave rezulton që policia nuk paraqiti asnjë dokument. Kjo gjë mund ti ndodhë edhe Presidentit, që forca të shumta të rrethojnë banesën pa të dhënë asnjë arsye. Këtu jemi në kushtet që nuk di asgjë, nuk të jepet asnjë dokument" deklaroi Shehu.

10 ditë pasi humbi mandatin e kryebashkiakut të Vorës për shkak se prekej nga dekriminalizimi, prokuroria i kërkoi policisë të arrestojë Agim Kajmakun pasi akuzohet se ka ushtruar detyrën edhe pse ishte pa mandat, duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë përmes falsifikimit të dokumenteve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?