Suzana Koçibelli

Bota

Në kërkim prej 9 janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali (EMRI)

20 Janar, 09:21| Përditesimi: 20 Janar, 09:24

  • Share

Itali-Suzana Koçibelli, 62 vjeçe, shqiptarja e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 9 janar, është gjetur e vdekur në Itali.

Trupi i saj u gjet në ujërat e lumit Tiber, pranë digës Castel Giubileo, në veri të Romës. Zbulimi u bë nga stafi i Enel, që ishte duke punuar në një hidrocentral në këtë zonë.

Pas nxjerrjes së trupit nga ushtarët dhe zjarrfikësit, ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë gjetur shenja të dukshme dhune. 
Sipas mjekut ligjor, vdekja e gruas ka ndodhur disa orë pas largimit të saj nga shtëpia.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen  e plotë të ngjarjes.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?