I arrestuari Vath Balla

Kronikë

Në kërkim se do shiste 12 kg kokainë e heroinë në Durrës, arrestohet 31-vjeçari në Itali! Pritet ekstradimi

23 Gusht 2024, 14:10| Përditesimi: 23 Gusht 2024, 14:11

  • Share

ITALI- Një 31-vjeçar është arrestuar në Itali për llogari të autoriteteve shqiptar. Bëhet fjalë për të riun, Vath Batha i cili prej vitit 2019 rezulton në kërkim nga vendi ynë.

Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tij masën arrest me burg për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë periudhës hetimore ka rezultuar se në vitin 2019, shtetasi Vath Balla kishte siguruar 7 kg lëndë narkotike heroinë dhe 5 kg lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në Durrës.

Batha u lokalizua nga autoritetet vendase dhe arrestimi i tij u bë falë shkëmbimit të informacioneve me Interpol Romën.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?