TIRANË- Morel Kertalli, i arrestuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Dashamir Gjokës në 2017, është ekstraduar nga Spanja, ku u arrestua, drejt Shqipërisë. Ka qenë policia shqiptare që ka bërë të ditur lajmin, duke theksuar se disa ditë më parë është ekstraduar edhe vëllai i tij, Enkel bashkëpunëtor në krim. 41-vjeçari Morel Kertalli iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në 2017 dy vëllezërit tentuan të vrisni në një atentat Dashamir Gjokën. Ata qëlluan me breshëri plumbash makinën e Dashamir Gjokës në vendin e quajtur “Komuna Xhafzotaj”, por automjeti i ishte i blinduar duke bërë që asnjë plumb të mos depërtonte brenda.
Pas 5 vitesh në arrati, vëllezërit u arrestuan në Spanjë ndërsa operacioni u realizua nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me Fast Spain dhe me Interpolin e të dy vendeve.
Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe "Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake".