Alban Bengasi është avokati i cili është shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga prokuroria për goditjen e 4 celulave kriminale në disa qytete të vendit. Burime bëjnë me dije se grupet kriminale në bashkëpunim edhe me avokatin, i cili ishte pjesë e një prej grupi, kanë manipuluar provat për dy vrasje, duke i vendosur provat e krimeve tek personat që nuk kishte asnjë lidhje. Po ashtu mësohet se ai ka kërkuar djegien e makinës së ish-gruas së tij, pas një konflikti që ka pasur me të. Po ashtu urdhër arresti është dhënë edhe për Florenc Çapjan, i cili ndodhet në Dubai.
Lajmi kryesor:
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthejnë vrasjet nga 8 grupe kriminale në një dekadë! 32 urdhër-arreste, 18 të arrestuar, 14 në kërkim
M.Q./ReportTv.al