Kokainë

Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Itali 33-vjeçari shqiptar! Në 2019 shiti 35 mijë euro heroinë bashkë me 2 të tjerë

9 Shkurt 2023, 14:27| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 15:06

  • Share

Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Itali 33-vjeçari shqiptar! Në 2019 shiti 35 mijë euro heroinë bashkë me 2 të tjerë

Ramazan Grada, për të cilin GJKKO kishte caktuar masën ‘arrest me burg’ është arrestuar nga policia në Itali dhe pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë. 

33-vjeçari rezulton se nga datat 29 mars 2019 dhe 5 prill 2019 në bashkëpunim me 2 të tjerë i kanë shitur një shtetasi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35 000 euro.

Emri i Ramazan Gradës doli nga operacioni i përbashkët i SPAK me Guardia di Finanza, i cili goditi trafikun e kokainës ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj 33-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës.

Mes të arrestuarve gjatë një hetimi ndërkombëtar për trafikun e drogës që përfshinte Italinë dhe Shqipërinë, janë edhe katër vëllezër shqiptarë që banojnë në Palazzolo sull'Oglio, në zonën e Brescias dhe që janë vënë në pranga. 

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?