Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë! Pritet të ekstradohet

17 Shkurt 2023, 09:31| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 09:51

  • Share

VLORË- Ulliam Sokoli, 25-vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal për trafikun e lëndëve narkotike të llojit marijuanë. 25-vjeçari u arrestua nga policia e Vlorës, në rrugën Transballkanike dhe pritet që të ekstradohet në Spanjë.

Ulliam Sokoli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi gjykata e Spanjës në 1 shkurt të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjetikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll. 

Një ditë më parë u arrestua Xhuljano Hajrulla, po ashtu i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup kriminal dhe pritet që të ekstradohet drejt Spanjës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?