Kronikë

Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, në pranga i riu në Fier! Pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI+ VIDEO)

2 Shkurt, 09:34| Përditesimi: 2 Shkurt, 10:01

  • Share

FIER- Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në qytetin e Fierit. Në kuadër të operacionit ‘Transportuesi’, Policia e Fierit njofton se vuri në pranga 34-vjeçarin Klaus Muça, i cili kërkohej nga autoritetet e vendeve fqinje si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë.

Gjykata e Milanos ka caktuar ndaj 34-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike". Sipas informacioneve, Muça kishte rolin e transportuesit të drogës në këtë grup kriminal.

“Fier/Finalizohet brenda 24 orëve, një tjetër operacion policor për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet nga shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier gjatë operacionit policor të koduar "Transportuesi" dhe arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, një shtetas për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesi”.       

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. M., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale”, njofton policia.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e tij në Itali.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?