Bota

Në kërkim të dashurisë së vërtetë, aktori 90 vjeçar rus drejt altarit për të pestën herë

7 Maj 2021, 13:01| Përditesimi: 7 Maj 2021, 13:08

  • Share

Martesa është konsideruar gjithmonë si kurorëzim i dashurisë së vërtetë dhe disa ithtarë të saj, nuk reshtin së kërkuari atë deri në fund të jetës, njëjtë si aktori legjendar rus, 90-vjeçari Ivan Krasko. Krasko po përgatitet tanimë për martesën e tij të pestë me Natalya Smıkova, 48 vjet më e re se ai.

90-vjeçari, aktori i njohur i kinemasë dhe teatrit rus, do të ulet në tryezën e celebrimit për herë të 5-të dhe gjatë jetës së tij ka qenë gjithmonë në qendër të mediave ruse dhe më gjerë për martesat e tij, me gra shumë herë më të reja në moshë se ai.

Aktori kësaj here do të martohet me të dashurën e tij Natalya Smıkova, 48 vjet më e re se ai. Edhe pse nuk e njohu atë në teatër, dashuria e të dyve për teatrin duket se e ka forcuar lidhjen mes çiftit të ri.

Në vitin 2015, Krasko u martua me studenten e tij Natalia Shevel, 60 vjet më e re se ai. Aktori i famshëm, i cili luajti mbi 140 role kryesore në më shumë se 100 filma dhe shumë shfaqje teatrore, u paraqit me uniformën që kishte veshur në Marinën Sovjetike në martesën e tij 6 vjet më parë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?