Në kërkim të kanoçeve për të fituar bukën e gojës u përplas nga një makinë! Djali rom nga Lezha në gjendje të rëndë në spital e ka nevojë për operacion! Familja: S’kemi para

24 Prill 2022, 10:06| Përditesimi: 24 Prill 2022, 10:24

  • Share

Sigurimi i ushqimit të përditshëm përmes mbledhjes së skrapit për pak sa nuk u kthye në tragjedi për familjen Zakaj në Lezhë. Dy djemtë e kësaj familje rome dhe një i afërm i tyre mbeten të plagosur, pasi triçikli me të cilin po lëviznin u përplas nga një automjet në rrugën e vjetër Lezhë-Laç.

Dy prej fëmijëve ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa tjetri ka marrë plagë më të shumta dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Familja nuk ka të mundësi financiare për kryerjen e operacionit dhe apelojnë për ndihmë, që djali i tyre ti kthehet sa më parë normalitetit.

“Do të kenë pësuar aksident fëmijët se dolën për të mbledhur hekura dhe kanoçe për sigurimin e copës së bukës. Një prej djemve është në gjendje më të rënduar, ka thyer këmbën në dy copa. Të na ndihmojnë për ta futur në operim sepse duhen lekë për nuk kemi. Nëna i rri te spitali, i ati ka dalë të gjejë lekë te shokët e vet. Jemi shumë keq për gjendjen financiare, s’kemi të ardhura”, shprehet Leonora Mitro, halla i djalit të vogël.

Shumë familje rome në rajonin e Lezhës mes të cilëve dhe fëmije e kanë kthyer mbledhjen e skrapit në burim jetese, ndërsa nuk kanë munguar rastet kur triçiklet të cilët lëvizin në rrugë pa asnjë lloj kushti teknik janë kthyer në burim aksidenti edhe me pasoja, shpreh herë fatale.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kanoce: 25/04/2022 03:48

    Po kronika thote duke mbledh kanoce ata aty jan midis te rruges. Per mendimin tem gjynah por te kishte marr masa shteti me ja hek ata motorra qe vetem sherrin jan tu ja pa shofrrat e makinave.... Jan motorra te modifikum pa letra pa asnji kusht sigurie

    Përgjigju
  • Meri: 24/04/2022 23:10

    Ne spitalet shteterore duhet te paguash per tu operare???

    Përgjigju
  • Nina: 24/04/2022 15:30

    Po pse duhet me dhanë para doktorëve ne spitalet shtetrore?po nuk e mbushe zarfin me para doktorit shtetror te lere njeriun me vdek,kështu eshte ne te gjitha spitalet shtetrote kryeministri jon i dashur Don me ju rrit rrogat doktorëve,a e din Rama,qe te spitali enkollogjiku qe doktorët ne dite marrin 1miljonshin plus rrogen,luftoje korrupsionin se i varferove shqiptaret duke ba sehir apo kështu te leverdis,

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/04/2022 13:00

    Parat janë duke u derdhur në ballkanin e hapur rus

    Përgjigju
  • Fjjd: 24/04/2022 11:04

    Shendetesia eshte falas. Pse te kete nevoje per para per operacionin?!

    Përgjigju
  • Shkodra: 24/04/2022 10:58

    Policia duhet ti bllokoh menjeher keto mjete kamikaze pa asnje siguri rugore pa asnje sinjalistik. Duhet nderhyrje e menjehershme sa nuk do jet vone

    Përgjigju
  • Dori: 24/04/2022 10:53

    Shpenzimet ti heq pronari i benzit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?