Report tv është rikthyer në brigjet e lumit të Tiranës, ku pak ditë më parë denoncoi ndotjen e shkaktuar. Asgjë nuk ka ndryshuar nga gjithçka u përcoll nga ekrani i Report tv, madje fryrja e rrjedhës së lumit nga shiu i orëve të fundit ka zbuluar më shumë detaje nga 'bomba ekologjike' e ndotjes së lumenjve. Ndërsa hetimet janë në kërkim të përgjegjësve, papërgjegjshmëria për ndotjen në këtë zonë nuk ka të ndalur.
Stina e pranverës e ka lulëzuar dhe gjelbëruar rrjedhën e lumit dhe zonën përreth lumit të Tiranës, por bomba ekologjike fshihet pikërisht nën gjetet e këtyre pemëve dhe barin e njomë. Mbetjet urbane dhe plastika duket se ka nisur revanshin kundër natyrës dhe nga hera e fundit kur Report tv ishte në këtë zonë për të denoncuar situatën, asgjë nuk ka ndryshuar as sot.
Shirat e rënë gjatë natës dhe kësaj të enjteje ka dyfishuar ndotjen kur parade e mbetjeve nuk dihet se ku mund ta ketë nisur rrugëtimin, por desitancioni është I sigurt, në det.
Në pritje të hetimeve, papërgjegjshmëria nuk do të ndalet dhe sikurse shihet nga këto mbetje me dërrasa që janë hedhur rishtazi në këtë zonë askush nuk ka frikë nga dënimi apo ligji.
Nga të gjitha anët apo edhe çdo përrua që dërgon ujë në rrjedhën e lumit, rrugëton edhe mbetjet. Por ndërsa jemi në kërkim të autorëve dhe përgjegjësve ajo që e vuan të gjithë papërgjegjshmërinë e ndotjes, kontrollit dhe menaxhimit të lumenjve, natyra është ajo që na kthen pas ndotjen që I shkaktojmë.