Në kërkim të një sulmuesi klasi, Milani në bisedime për futbollistin e Chelseas

13 Prill 2022, 01:54| Përditesimi: 13 Prill 2022, 01:56

  • Share

Sipas spanjollëve të “TodoFichajes.com”, drejtuesit e “Djallit” kanë vendosur nën shënjestër sulmuesin e Chelseas, Timo Werner.

Sulmuesi 26 vjeçar duket se nuk e ka ende të sigurtë të ardhmen e tij në Londër, e ndërsa sipas iberikëve ka pasur një bisedë mes drejtuesve të Milanit dhe homologëve londinezë.

Këta të fundit thuhet se kanë pranuar që bisedimet të hapen në fund të sezonit.

Duke parë që Lukaku nuk po kalon një formë të mirë, Werner shpresonte për një vend titullari, por duket se trajneri i bluve preferon treshen e avancuar Pulisiç, Havertz dhe Mount.

Problem kryesor mbetet mbetet rroga e lartë e lojtarit i cili merr 17 milionë euro në vit. 

Bisedimet e verës pritet të hedhin më shumë dritë mbi situatën, por mbetet fakt që Milani kërkon një sulmues “të rëndë” për ekipin.
 

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?