Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zgjatur me një muaj hetimet për për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë. SPAK i ka zgjatur hetimet me qëllim për të pasur më shumë kohë për të kërkuar prova të tjera në lidhje me ish-gjyqtares dhe bashkëpunëtorëve të saj. SPAK ka kërkuar zgjatjen me 6 muaj të hetimeve edhe për mjekun Edvin Prifti i cili doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve.
Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Gjyqtarja Hoxha u la në burg nga Gjykata e Apelit. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.
Ndërkaq, mjeku Edvin Prifti doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha.
Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkeleida Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.