SHKODËR- Kanë mbërritur nga disa shtete të Europës për të eksploruar atë çfarë ofron Liqeni i Shkodrës, liqeni më i madh në Ballkan.
'Jam nga Serbia dhe udhëtova 10 orë për të ardhur këtu. Liqeni ka veçanti shumëllojshmerinë e shpendëve, natyra shume e bukur këtu në Shqipëri. Vij për herë të parë dhe nuk di çfarë kam fotografuar sot kur të shkoj në hotel do të bëj përzgjedhjen e fotove dhe shpresoj që të ketë më shumë bashkëpunime mes Shqipërisë dhe Serbisë', rrëfen Nenad Mihajlovic.
'Jam nga Berlini dhe erdha këtu me ftesë të Jetmirit. Është hera e parë dhe mendoj se liqeni i Shkodrës ka disa specie te rralla shpendësh kurse në Gjermani nuk ke se çfarë të shohësh. Kam bërë më shumë se 2 000 foto', tregon Stefan Schlegl.
Qendra "Wild Europe" ka për qëllim evidentimin dhe krijimin e një fondi unik që deri tani ka munguar të jetës së egër në vendin tonë. Fotografimi cilësor i shpendëve do të shërbejë edhe për pasurimin e teksteve shkollore. Ky aktivitet është hapi i parë drejt krijimit te një netËork-u me fotografë nga gjithë Evropa për ta parë Liqenin e Shkodrës si një mundësi gjithë vjetore për të zhvilluar aktivitetin e tyre të fotografisë.