Në kërkim për abuzimet me fondet e BE në SASPAC, vetëdorëzohet Gazmend Haxhia

8 Korrik, 13:57| Përditesimi: 8 Korrik, 15:36

  • Share

Biznesmeni Gazmend Haxhia, i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit në pranga, Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së, u ndalua nga policia sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Rinasit. Ndaj tij, gjykata ka caktuar në mungesë arrest shtëpiak dhe ishte e vetmja masë e cila nuk ishte ekzekutuar nga policia. Avokati i tij Henrik Ligori tha se Haxhia u vetëdorëzua dhe njoftoi prokuroren e çështjes se do ndërpriste vizitën në Kinë për tu përballur me drejtësinë.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera me përfitues vetë ish-ministrin.

Një rast të veçantë, SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Haxhia për organizimin e një konference turizmi e për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë. Pra nga mbi 500 mijë € tenderë – zbulon Prokuroria - u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darkë te “Gzona” , që SPAK thotë se është në pronësi të Ilir Beqajt, biznes që u përdorur nga kompanitë përfituese të fondeve që të kthenin paratë si ryshfet.

Të shtunën në një seancë rreth 6 orë në Gjykatën e Posaçme u rivlerësuan masat e sigurisë ndaj personave në hetim. Ilir Beqaj u la në arrest me burg, pavarësisht se ofroi 50 mijë euro garanci për të marrë lirinë. Edhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Ermal Kurtuljat, u la në qeli ndërsa për lirinë me kusht e cila iu refuzua, ofroi paratë e shitjes së një Audi Q7.

Beqaj mohoi të gjitha akuzat ndërsa avokati i tij tha se SPAK e ka personale me ish-ministrin jo vetëm për të denigruar figurën e tij por edhe për ta penguar ish-ministrin e Shëndetësisë të vijojë betejën për çështjen në hetim të sterilizimit, koncesion për të cilin ka dhe një hetim parlamentar

Ndaj Ilir Beqajt SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë. Ndërsa të proceduarit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim.

Arrest në burg
1- Ilir Beqaj - Drejtori i SASPAC 
2- Ermal Kurtulaj -   koordinator i projektit EUSAIR 
Arrest në shtëpi:
3- Gazmend Haxhia - Pronari i ‘Landëays International’ - Nuk është ekzekutuar vendimi
4- Elton Marini - Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private
5- Alfred Nikollaj - drejtori Administrativ i ‘Landëays International’
6- Gazmend Haxhia- pronar i ‘Landëays International’
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka 
7- Bjona Zijaj - konsulente financiare 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?