Në kishën e Kuvendit të Arbrit vendosen 2 piktura të Gjergj Kolës, punimet në telajo u ekspozuan në disa qytete të Italisë

3 Nëntor, 15:49| Përditesimi: 3 Nëntor, 15:56

  • Share

Dy vepra te piktorit Gjergj Kola, vendosen ne kishën ku u mbajt ngjarja e rëndësishme e historisë shqiptare, në Merqi të Lezhës

Imazhet e Kuvendit të Arbrit janë sjellë përmes telajos nga piktori i njohur dhe pasi u ekspozuan në disa qytete të Italisë.

Prezantimi i këtyre dy pikturave u bë përmes një aktiviteti, ku ishin të pranishëm protagonistet e restaurimit të kishës vitin e kaluar por edhe banorë të zonës.

Transformimi i qendrës kushtuar Kuvendit të Arbërit e nxiti të realizojë këto piktura thotë piktori Gjergj Kola, i cili edhe pse jeton dhe punon prej shumë vitesh në Itali për asnjë çast nuk e harron vendlindjen.

Kuvendi Kishtar i Arbrit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit me përkrahjen e Papës me prejardhje shqiptare Klementi XI. Ndër vendimet kryesore ishin hapja e shkollave dhe botimet ne gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan përgjatë shekujve të XVIII dhe XIX.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?