Historia njerëzore, apo njeriu në nivelin individual, të gjithë, thuajse evolucionin e tij e ka pasur falë dëgjimit, ose më sakt, falë egoizmit ose dëshirës së shfrenuar për të dëgjuar sa më shumë!
Nevoja për të dëgjuar është e lidhur ngushtë me nevojën për të njohur e për të kuptuar të largtën, të panjohurën, të ndryshmen si dhe përmes dëgjimit për të poseduar e dominuar edhe atë që nuk i takonte, por dëshira ishte e madhe për ta pasur e poseduar atë!
Degjimi, ka qenë jo vetëm elementë i rëndësishëm për komunikimin, por edhe një mundësi reale për të sfiduar frikën, për tu mbrojtur nga e panjohura, rreziku apo nga çdo gjë që ishte e ndryshme, por dëshira për ta poseduar ishte e madhe!
Nevoja për të dëgjuar dhe për të komunikuar, për të lajmëruar, për të paralajmëruar ngjarje, fenomene, apo edhe për të dhënë sinjale të pranisë, ekzistencës e kanë bërë njeriu që pjesën më të rëndësishme të intuitës së tij ta vendoste në shërbim të instrumente që mundësonin dëgjimit e svoglonin distancat!
Sigurisht, para dëgjimit, parakusht i kryesor është e folura ose mundësia për të komunikuar përmes gjuhës, sinjaleve apo formave të tjera! Kështu mund të themi se format e komunikimit që lidhen me aftësinë për të dëgjuar lidhen me disa evoluime të rëndësishme, si zjarri si formë komunikimi në mesjetë, me pas u arrit komunikimi në distancë përmes sistemit mors, me vonë radio, telefoni e deri tek fakti që sot kemi një formë të sofistikuar komunikimi!
Në themel të kësaj qëndron teknologjia e komunikimit, e cila në vetvete nuk është sukses, por domosdoshmëri për të bërë të mundur komunikimin, duke rritur mundësinë e dominimit të njeriut, pavarësisht distancave, situata apo gjuhëve, formave të komunikimit!
Historia e njerëzimit fillon me dëshirën e palimitshme për të dëgjuar e kjo lidhet me faktin, se dëgjimi ishte elementë i rëndësishëm për të komunikuar e ky i fundit është pushteti më i rëndësishëm për të dominuar, kontrolluar e poseduar pavarësisht distancave e rrethanave!
Por, evolucioni njerëzor nuk është rezultat vetëm pozitiv, por si proces tmerrisht i gjatë historik që lidhet me cilësi empirike dhe intuite, kur bëhet e madhe dhe e rëndësishme, në nivelet e tejngopjes, sjellë në vetvete edhe efekte negative! E çfarë ka sjellë dëshira dhe egoizmi i palimitshëm i njeriut për të dëgjuar? Ka bërë që nevojat e njeriut të jenë në nivelet e tejngopjes duke krijuar situatën aktuale që jetojmë sot: dëgjojmë pafund, por më shumë, sesa formë komunikimi na duken si zhurma për të cilat kemi pak ose shumë pak interes që të inter-komunikojmë! Pra, po ndodh se dëgjojmë pafund, edhe kur nuk duam, e në këtë situatë na soli egoizmi ynë për të përfituar e dominuar gjithçka ose asgjë, por jemi bërë gjithnjë më shume dembel ose fshaqim gjithnjë e më pak interes që të përgjigjemi, të flasim e për pasojë të komunikojmë!
Njeriu, me shpresën se duke dëgjuar nga çdo kënd dhe nga çdo situatë, mund të dominonte çdo gjë me intensitet të lartë komunikimi, ka dhënë efektet të ngurta, me tejngopje, duke e bërë më shumë dembel e më pak të interesuar për të kominikuar! Duket, sikur ka ndodhur një përplasje e madhe me kufijtë e komunikimit mes të dëgjuar dhe të folur, sepse intensiteti i dëgjimit duket së është shumë i madh e në sproprocion me aftësinë tonë reale për të komunikuar! Pra, kemi arritur në një pikë që dëgjojmë më shume sesa kemi mundësi të flasim e të përgjigjemi! Në këto, rrethana kemi krijuar një botë ku dëgjojmë plot zhurma në kufijtë e tejskajshmes, por nuk kemi interes ose nuk kemi mundësi reale që të flasim e të përgjigjemi! Informacioni i dëgjimit duke së është shumë më i madh se aftësia e të folurit! Kemi hyr në botën e të dëgjuar që sfidon të folurin!
Sigurisht, kjo do të sjellë realitete të reja e për pasojë edhe forma të reja të evolucionit tonë, që padyshim është vetë historia jonë njerëzore, por që në planë afatgjatë do të ndikojë duke krijuar fenomene e formate reja të organizimit social, duke mundur ose duke eliminuar ato forma më të cilat në jemi njohur të paktën në 2 mijë vitet e fundi! Ndoshta shqysat e dëgjimit do të jenë më të zhvilluara sesa shqisat e të folurit që kanë të bëjnë me kordar zonore! Kemi hyrë në një realitet të ri historik e social, kjo është e sigurt!