BRITANI E MADHE- E rrallë dhe e pazakontë është historia e një 19 vjecari në Britaninë e Madhe i cili ka kaluar dy herë COVID teksa ishte në gjendje koma.
Joseph Flavill kaloi në gjendje koma pas një aksidenti në 1 mars të vitit të kaluar, kur COVID-19 ende nuk ishte shfaqur në Britaninë e Madhe dhe tashmë pas 11 muajve ai është zgjuar në një tjetër realitet, në atë të pandemisë.
19 vjeçari rezulton se ka kaluar covid për herë të parë teksa ishte në gjendje koma, edhe është infektuar për herë të dytë tashmë që është zgjuar.
Megjithatë mjekët shprehen se ai po përparon mirë me shëndetin që kur ka hapur sytë, ndërsa ditët e fundit ka filluar të lëvizë edhe gjymtyrët.