Në komunizëm apo në demokraci mësuesi shqiptar ishte më i mirë? 'Esencë' në Report Tv

21 Tetor 2023, 22:34| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 23:09

  • Share

Vazhdon të mbetet ende një temë e nxehtë dhe e rëndësishme për gjithë sferën e jetuar të shqiptarëve. Shoqëria e sotme dhe nevojat e individit për të mësuar gjatë gjithë jetës kërkojnë një rol të ri të mësuesit, atë të trajtimit të problemeve psikosociale që lidhen me të nxënit dhe ecurinë e nxënësve në shkollë.

Për një nxënës, figura e mësuesit është aq e rëndësishme sa që vjen një moment kur ajo kthehet në jetike. Një pjesë të madhe të kohës nxënësit e kalojnë në shkollë dhe, çdo gjë që ndodh aty, padyshim, është ngulitur thellë në jetën e tyre, në memorien e tyre. Pra, gjithçka fillon nga ai person që qëndron para tyre çdo ditë, nga mësuesi.

Për figurën e mësuesit shqiptar dhe rëndësinë e madhe e të fuqishme që ai ka në shoqërinë tonë, në emisionin Esencë nga Eljan Tanini në Report Tv, Moderatorja  e njohur Suela Demiri e shprehu hapur ankesën e saj: 

"Ne jemi rritur duke e dashur dhe adhuruar mësuesin. Kemi patur mësues shumë të mirë, familja na nxiste që mësuesi të respektohej, na nxisite që mësuesin ta donim më shumë. Unë e ngre në piedestal figurën e mësuesit, ama pas vitit 2000 e kam hequr nga piedestali përgjithmonë. Sot mësuesit të lënë të zhytesh në kopje. Dikur kishte më shumë dashuri për punën. Vajza ime lodhej në shkollë e kurse, asaj i shkonte një ditë mësimi më shumë se dita ime në punë".

Përkthyesja Albana Nexhipi ishte e drejtpërdrejtë, e cila tha: 

"Figura e mësuesit dikur ishte statike, mësuesi është produkt i kohës së tij. Ishte kohë tjetër. Ne betoheshim dikur për ideal të partisë. Mësuesit dikur nuk kishin as tekste alternative. Figura e mësuesit në atë kohë ka qenë e qepur në atë lloji forme, sa sot nuk dihet ku është qepur dhe shqepur. Sot interneti në Shqipëri ka krijuar probleme në raportin mësues-fëmijë-shkollë".

Gazetari i njohur Ilir Kadia, ish korrespondent i BBC në Gjuhën Shqipe tha: 

"Mësueset tona, pra mësimdhënëset e kohës së tij dikur kishin klas".

Sipas tij ato kishin mbaruar Institutin Nëna Mbretëreshë, kishin tjetër drejtim dhe e dinin shumë mirë harmonizimin e raportit nxënës e mësues. 

Po për ju, kur ka qenë më i saktë dhe më i mirë mësuesi shqiptar? Jepni mendimin tuaj

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 22/10/2023 20:56

    Kur krahasojme mesuesin e sotem me ate te sistemit komunist po krahasojme ne fakt dy sisteme shoqerore prandaj nuk mund te themi dot me saktesi se cili mesues eshte me i mire.Ne kapitalizmin e sotem roli i mesuesit eshte cvleresuar shume dhe kjo ka ndodhur per shume arsye. Ne vitet 50-90 mesuesi dhe teksti mesimor ishin te vetmit burime informacioni per nxenesit. Shkolla athere shikohej dhe ishte ne fakt burim i vetem ku merreshin njohuri dhe kulture, mesuesi si rrjedhoje ishte sume me i vleresuar dhe i repektuar.Edhe shoqeria e kishte rrethuar me repsekt mesueesin shqiptar.Femijet ishin shume te motivuar dhe kurioz per te mesuar.Prinderit nuk i merrnin per baze ankesat e femijeve, lere qe edhe femijet nuk ankoheshin per mesuesit e tyre. Po te ankoheshe aathere dihej pergjigja e prinderve per femijet - e ke gabim , mesuesi ka gjithemone te drejte.Leximi i librave artistik pervec mesimit dhe shkolles ishte mode. Ne shkollen e sotme ka shume probleme,e para familja qe eshte baza e edukimit nuk eshte me e konsoliduar si athere, femijeve u eshte dhene shume liri dhe nuk u kerkohet pergjegjesi per thyerjet ee rregullave qe bejne. Shume femije illojne te pijne droge qe ne moshe te re.Sot shumica e prinderve marrin automatikisht anen e femijeve ne nje koflikt te ndodhur me femijen e tij ne shkolle.Perdorimi i celularve ne oren e mesimit nuk eshte i lejuar por mesuesit nuk mund ta ndalojne dot ate.Nxenesi sot ka disa burime per te marree informacion, ka tekstin alternativ, jane kurset private, eshte you tube, google, internet etj. Keshtu qe sot te mos kesh nje mesues te mire nuk eshte ndonje problem i madh per nje nxenes te mire sepse nxenesi i interesuar dhe shume i motivuar perdor burimet alternative. Kjo sjell qe edhe roli i mesuesit te bjere krahasuar me ate te komunizmitMesuesi i sotem ndodhet ne presionin e femijeve, te administrates se shkolles, te prindere etj.Askush nuk e mbron mesuesin vetem federata e mesuesve nqs kane nje te tille.Puna ka ardhur deri aty sa shume mesues te thone te marre ate rroge e te shkoje ne shtepi dhe te mos i fus stress vetes se sa mesojne femijet. Kjo analize per mua nuk mbaron kurre

    Përgjigju
  • Nje mesues pensionist: 22/10/2023 20:53

    Mesuesi i vertete ne punen e tij nuk varet nga sistemi politik. Ne te ashtuquajtur komunizem qe kaluam, punuam me pasionin qe te rrisnim nje brez te ri per te siguruar te ardhmen e vendit. Punuam pothuajse gratis dhe sot marrim nje pension urije. Sot shume nga mesuesit punojne duke vleresuar edhe pagen, por aktualisht mesuesi ka veshtiresi te tjera qe ne nuk i patem. Nxenesit sot nuk shikojne sot tek mesuesi figuren e larte, edukuese dhe udheheqese ne rrugen e diturise. Ne shkolla disiplina pothuajse mungon. etj. etj.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 22/10/2023 14:27

    Si dita me natën, atëhere ishte drite per popullin Shqiptar, sot e tash 33 vjet është vetem errësirë në të gjitha drejtimet, ska ma familje të shëndoshë, pleq që rrinë vetem, njerzit po bajn ma pak fëmijë, njerëz të pa shkolluar se ska kush ti mësojë, kjo eshte demokracia, dhe kapitalizmi që nuk është në meritokraci por që blen gjithçka.

    Përgjigju
  • labi: 22/10/2023 11:03

    Ata mesues ishin mesues,keta te sotmit jane tregetare me nxenesit se me tregeti e kane marr diplomen.Une mjek qe punova 24 vjet ne shqiperi dhe 24 vjet ne izrael po si mjek, u ul kapelen atyre mmesuesve qe nga mesuese OLLga ne klase te pare deri te profesori i fundit Petro CANI NE FAKULTET. Drita e diturise perpara do na coje

    Përgjigju
  • Linda demi: 22/10/2023 09:58

    Eshte e vertete qe arsimi sot le shume per te deshiruar ne shume aspekte, por nuk mund te fusni gjithe mesuesit ne nje thes, se ka akoma mesues qe kane mbaruar ne sistemin e meparshem studimet( ku kaloje ne vrime te gjilperes per tu diplomuar)dhe qe jane endr ne arsim. Por per mendimin tim, siç ka komentuar dikush me lart , fillo qe me tekstet qe te pa shtjelluar siç duhet nga ana shkencore, pedagogjike, metodike dhe per psikologjine e grupmoshave, nuk e gjen veten çdo nivel nx, sidomos nx cilesore, edhe unr mendoj qe alterteksti te mos lihet ne funksion te petzgjedhjes sipas qejfit te drejtuesve te shkollave etj, por te ket nje komision ne MAS qe e miraton bazuat ne permbajtjen shkencore, metodologjine per nje nxenie efikase, veshtiresite sipas psikologjis se grupmoshes etj.. pa folur per stafet drejtuese dhe mesimdhenes ne % te konsid qe le shume per te deshirusr , profesionalizmi, etika e veshjes dhe komunikimit, etj dhe se fundmi jane shtuat kaw shume burokracite me letra pa fund, vetem letrat kane vlere per ekipet qe monitorojne shkollat, dhe punes me nx nuk ju intereson, ..nuk ka kohe mesuesi te bej alternativa pak me terheqese me nx se ja ze kohen nje dosje me letra pa fund…

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 22/10/2023 08:59

    Ne ate kohe mesuesi eshte mesuesi ne kuptimin e plote te fjales.Si per nivelin,edukaten,sjelljen.Sot?thjesht perserites teksti.Teksti alternative?Tendence per Shtremberimit e te vertetes.E verteta eshte vetem nje.se dyti,teksti mesimore eshte tekst zyrtar,i nje institucion shteteror.Teksti te miratohet nga nje keshill shkencore,Jo kujt ti teket dhe shkruan nje "Roman fantastik".Kam lexuar tekst alternativa.Nje Liber qe ste jep asgje vec ,tjerrje llafesh.Ndaj duhet te merret seriozisht ne d'ore.Teksti alternative e Ka rrugen e tij ,Jo ne shkolle,por deri ne keshillin shkencor.

    Përgjigju
  • Dhaskali: 22/10/2023 07:42

    Nuk ka diskutim që plejada e MËSUESËVE të asaj kohe nuk vijnë më.Ishin edo të jen më të mirët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?