Bota

Në konflikt prej vitesh, flamuri i Palestinës shpaloset në Tel Aviv

19 Maj 2019, 14:41| Përditesimi: 19 Maj 2019, 14:46

  • Share

Finalja e Eurovisionit solli shumë surpriza në skenën e Tel Avivit. Një episod me flamurin e Palestinës ndodhi në këtë festival muzike. Kujtojmë se Palestina dhe Izraeli janë në një konlfikt prej vitesh ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme falmuri i Palestinës u shfaq dyv herë në skenë. Episodi i parë ishte kur në skenë u ngjit këngëtarja Madona. Dy balerinë iu drejtuan audiencës, një me flamur palestinez në anën e pasme dhe një tjetër me flamurin e Izraelit.

Pak më pas grupi 'Hatari', që përfaqësonte Islandën në konkurs, shpalosi flamurin palestinez në mes të audiencës izraelite.

Në fund të konkursit, Bashkimi Europian i Transmetimeve (EBU) lëshoi ​​një deklaratë që dënonte përdorimin e flamurit palestinez gjatë konkursit.

“Eurosong është një ngjarje jopolitike, e cila është në kundërshtim me rregullat e konkurrencës. Pasojat e këtyre veprimeve do të diskutohen nga komiteti ekzekutiv i konkursit”, tha EBU në një deklaratë.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?