Në konsultim publik projektligji për taksën e pasurisë! Nga banesa tek stalla, taksimi me vlerën e tregut

8 Gusht 2023, 13:30| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 13:38

  • Share

Projektligji për taksën e pasurisë i cili është nxjerrë për konsultim Publik, për ndërtesat hyn në fuqi në vitin 2026, ndërsa taksa e pronës për tokën bujqësore dhe truallin hyn në fuqi në vitin 2028.

Kemi parashikuar mbështetje përmes përjashtimeve për disa kategori të ndryshme grupesh sociale dhe tipologji pronash, njoftoi sot Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në lidhje me  projektligjin “Taksa e Pasurisë”, i cili është nxjerrë për konsultim publik.

Ibrahimaj fton të interesuarit të japin sugjerimet e tyre mbi këtë projektligj deri në 31 Gusht 2023.

“Jemi duke ndërmarrë një reformë, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare për taksimin e pasurisë së paluajtshme, bazuar në vlerën e tregut”, shkruan Ibrahimaj.

Sipas saj, kuadri i ri ligjor do të sigurojë zbatimin e taksimit sa më të drejtë, efektiv dhe transparent, si dhe do të garantojë kthimin e saj në burimin kryesor të të ardhurave të veta për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Projektligji i ri për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme, veç banesave vë në regjim tatimor edhe njësitë e ndërtesave që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore-blegtorale. Në nenin 3, I cili ka tërhequr edhe vëmendjen e kritike, ligji përkufizon si prona bujqësore dhe blegtorale çdo pasuri e paluajtshme, që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime bujqësore ose blegtorale.

Sipas draftit, taksa e një stalle do të variojë nga 0.15 për qind e vlerës deri në 0.3 për qind e vlerës. Ndërkohë në të njëjtin ligj, qeveria ruan përjashtimin fiskal të resorteve luksoze dhe hoteleve me 5 yje

Taksa e pasurisë është një taksë vendore dhe vjetore. Ajo llogaritet si shumëzim i vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme me shkallën e zbatueshme të taksës. Taksa e pronës për apartamentin e dytë, apo më shumë do të jetë deri dyfish më e lartë se e apartamentit të parë. Taksa e pronës për ndërtesat hyn në fuqi në vitin 2026. Taksa e pronës për tokën bujqësore dhe truallin hyn në fuqi në vitin 2028.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pone: 09/08/2023 09:36

    Fukaraja e mban kete vend, qe mezi ha nje cope buke. A ju marrte dreqi me fis e me fare qe nuk taksoni mafjozet e krimbur ne pare po i pini gjakun atij qe mbahet me kacidhe. A do kete njehere Zot per keta ndyresira gjakpirese?

    Përgjigju
  • Gim: 08/08/2023 14:17

    Ishalla o edi rama te ze nai kancer qe te vuash shume

    Përgjigju
  • Biku: 08/08/2023 13:44

    Ato rropt ku ti keni o qeveria. Na e pit gjakun. Taks fukarait dhe jo resorteve dhe hoteleve. Aman mos i vini taks samirit se merzitet dhe sju fal me vila.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?