Me urdhër të SPAK, janë ushtruar kontrolle në banesën e Xhovana dhe Alda Nikollit, dy motrave që u ekspozuan për herë të parë pas ngjarjes së shënuar në Korrik 2024 në qytetin e Elbasanit ku në derën e banesën se marrë me qira prej tyre, shpërtheu një sasi tritoli, ku mbeti i vrarë Enea Thomarai.
Kontrollet janë ushtruar në qytetin e Elbasanit me urdhër të prokurores Doloreza Musabelli. Xhovana Nikolli është e dashura e bashkëpunëtorit të drejtësisë Amarildo Xhanej, i cili u dënua nga GJKKO me 2 vite e 9 muaj për veprën penale “armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Çështja për ngjarjen e Korrikut i kaloi SPAK për shkak se motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin, bashkëpunëtor i drejtësisë, si autor të kësaj ngjarjeje. Dy vajzat nga Lezha kishin dy muaj që banonin në Elbasan në apartamentin ku dhe ndodhi shpërthimi dhe ku humbi jetën fqinji i tyre.
Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili dyshohet si vrasës me pagesë, reagoi asokohe në një postim në rrjetet sociale, duke hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.
Komente
