Në Kosovë e Maqedoni shënohen viktimat e para nga koronavirusi! Thaçi: Të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

22 Mars 2020, 15:56| Përditesimi: 22 Mars 2020, 15:58

  • Share

Në Maqedoni dhe në Kosovë ditën e sotme janë shënuar viktimat e para nga koronavirusi. Në Maqedoni ndërroi jetë një grua 57-vjeçe nga Kumanova, ndërsa në Kosovë viktima është një 82-vjeçar nga komuna e Podujevës. Ai u infektua nga djali i tij i ardhur nga Italia.

Ora 15:51
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi edhe në Maqedoni, rezultoi pozitive vetëm pasi humbi jetën

Sot është shënuar viktima e parë nga koronavirusi edhe në Maqedoni. Bëhet fjalë për një grua 57-vjeçare nga Kumanova. “Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëmë vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”-tha ministri maqedonas Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi se për momentin në Klinikën Infektive po kurohet edhe djali i viktimës i cili është 33-vjeç. “Është hospitalizuar edhe djali i viktimës dy tre ditë pas saj, gjatë javës së kaluar. Ai është 33 vjeç ndërsa gjatë ditës së djeshme ka pasur komplikime dhe është izoluar në Klinikën e Pulmologjisë  ndërsa më pas sipas protokollit është  transportuar në Klinikën Infektive”-theksoi Filpçe, raporotjnë mediat në Shkup. Sot në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 29 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm shkon në 114. Shkup (65), Dibra (36), Shtipi (7), Kavadar (2), Ohri (2), Gostivar (1), Kumanova (1).

Ora 09:47
Shënohet viktima e parë me koronavirus në Kosovë, 82-vjeçari u infektua nga djali qe erdhi nga Italia

KOSOVË - Shënohet viktima e parë në Kosovë me koronavirus. Një 82-vjeçar nga komuna e Podujevës, është personi i parë që ndërron jetë në Kosovë, teksa ishte i prekur me COVID019. Ai u infektua nga djali i tij i ardhur nga Italia. 

Lajmin e hidhur e dhanë vetë familjarët e të ndjerit, të cilët thanë se ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm nga familja e ngushtë në respekt të masave që duhen marrë ndaj koronavirusit.

"E di që shumë familjarë, miq, dhe shokëve që ka pas baba për të marrë pjesë në varrim, po për shkak të situates së fundit e cila është perhapur edhe në Kosovë dhe ruajtjes së shëndetit tuaj, varrimi do të behët vetem nga ne familja e ngushtë”, thuhet ne njoftimin mortor.

Pas vdekjes së parë me koronavirus, Presidenti Hashim Thaçi tha se se institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme.

"Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!”, tha Thaçi. Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. Po ashtu, qeveria ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdorë secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat e higjienës personale.

Komento

Komente

  • Mala: 23/03/2020 10:51

    Praktikisht gjendja eshte e jashtezakonshme.veproni si mdoni,me inate e pa inate,Populli mund te pesoje per huje tuaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?