Igli Tare - Milinkovic

Në Kosovë e quajnë skandaloze dhe të neveritshme, Tare për Milinkovic-Savic: Nëse do kisha vajzë, do t'ia jepja për martesë

20 Nëntor 2022, 22:54| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 22:56

  • Share

Drejtori i Lazios, Igli Tare ka lavdëruar në mediet serbe lojtarin e kësaj kombëtareje, Milinkovic-Savic. Për "MozzartSport", ish-sulmuesi i Shqipërisë ka thënë se Savic është kaq i mirë sa do i jepte për martesë vajzën, nëse do kishte një të tillë. Tare ka komplimetuar formën sportive dhe personalitetin e serbit, të cilin e quan një njeri të thjeshtë dhe të përulur.

"Ai erdhi si djalë dhe tani është një burrë i rritur. Pas tetë vitesh në klub, për ne ai është një person i rëndësishëm dhe jo vetëm një futbollist. Kjo është ajo që unë e vlerësoj më shumë tek ai. Ai është shumë i thjeshtë si person. Një qenie njerëzore e përulur. Ai kurrë nuk ka qenë mendjemadh apo arrogant. Ai është një djalë shumë i sjellshëm. Dhe meqë lojtari është diçka tjetër… Ai mund të bëjë edhe më mirë", tha fillimisht drejtori shqiptar.

Igli Tare vijon më tej duke thënë se ai e kritikon shpesh edhe kur luan mirë, me Savic që kërkon shumë nga vetja.

"Nëse do të kisha një vajzë, do t’ia jepja për martesë. A jam mjaft i qartë? Ai është një djalë shumë i qetë. Ai ka shumë respekt për mua dhe gjithmonë e kritikoj. Ndonjëherë pas një loje, kur luan mirë, vjen të më kërkojë një mendim. Unë gjithmonë them se nuk është mirë, dhe ai bën shaka se nuk jam i kënaqur kurrë. Unë gjithmonë i them atij që ta lërë pas vetes atë që ka bërë. Të vazhdojmë të shikojmë përpara dhe të rritemi", përfundoi Tare.

Deklaratat e Tares për lojtarin serb janë quajtur si të "neveritshme dhe skandaloze" në mediet në Kosovë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?