Foto ilustruese

Në Kosovë regjistrohen 12 viktima dhe 645 raste të reja me COVID-19

23 Nëntor 2020, 15:29| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 15:32

  • Share

Bilanc negativ i Covid-19 në Kosovë, 24 orët e fundit janë shënuar 645 raste të reja duke çuar në 34.940 numrin total të të infektuarve nga fillimi i pandemisë.

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të dhënat janë në bazë të 1.542 testeve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 12 viktima, duke e çuar në 926 numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 (88, 75 vjeç), Deçan 1 (85 vjeç), Ferizaj 1 (76 vjeç), Gjakovë 1 (68 vjeç), Mitrovicë 1 (53 vjeç), Prishtinë 1 (86 vjeç), Prizren 1 (82 vjeç), Rahovec 1 (80 vjeç), Shtime 1 (71 vjeç).

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar shërimin edhe të 353 pacientëve ndërsa raste aktive janë 12.618.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?