Hidhet shorti në KQZ, renditja e plotë e partive në fletën e votimit! Koalicioni Berisha-Meta i pari, PS e dyta! Ja si renditen 6 kandidatët në Tiranë

13 Prill 2023, 13:43| Përditesimi: 14 Prill 2023, 13:36

  • Share

Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës, KQZ hodhi shortin për renditjen e partive dhe të kandidatëve për kryebashkiakë në fletën e votimit partitë. Në listën për këshillat bashkiak, Shorti renditi të parin Koalicionin Meta-Berisha, PS-ja radhitet e dyta, ndërsa mes 40 partish në këtë listë Partia Demokratike zyrtare e Enkeleid Alibeaj do të mbajë numrin 9, i njëjti numër që e identifikoi atë edhe në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të dy viteve më parë.

Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale, edhe kandidatët për kryetar bashkie kanë mësuar numrin me të cilin do të bëjnë fushatë. Në bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj do të mbajë numrin 4, Pas tij, i pesti, në fletën e votimit renditet Belind Këlliçi i Koalicionit Berisha-Meta ndërsa i 6-ti Roland Bejko i PD zyrtare. Numri 1 do të mbahet nga kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri. I dyti në fletën e votimit është kandidati komunist Marko Dajti, që u fut në zgjedhje me firmën e Flamur Nokës, ndërsa e 3-ta Lajla Përnaska nga PDIU-ja (tabelë)

Në Shkodër, kandidati i PS Benet Beci do të jetë i renditur i pari në fletën e votimit, ndërsa Bardh Spahia i dyti. Edhe në Elbasan, kandidati i PS do të mbajë numrin 1, Gledis Llatja ndërsa Luciano Boçi i opozitës numrin 2. Në Durrës, do të jetë Igli Cara i koalicionit të Berishës e Metës që renditet i pari, ndërsa Emirjana Sako e dyta. Në pjesën më të madhe të vendit, qytetarët do të zgjedhin vetëm mes 2 kandidatësh, me përjashtim të 17 bashkive ku alternativa e tretë vjen ose nga PD zyrtare ose nga kandidatët e pavarur.

Nga përpunimi i të dhënave, rezulton se në rang vendi janë gjithsej 5.211 QV, dhe numri i zgjedhësve është 3.650.550 në rang vendi. Me vendimin nr. 22, datë 1.2.2023 të Komisionerit, në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë do të zbatohet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik, për këto bashki nuk do të prodhohet sasia e plotë e fletëve të votimit. Sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për bashkitë ku implementohet votimi dhe numërimi elektronik do të përcaktohet me akt të veçantë të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.  Sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen është për 4810 QV me 3.339.704 zgjedhës.  Referuar pikës 4, të nenit 97, të Kodit Zgjedhor, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, duke shtuar 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, është 3.404.156 (tre milion e katërqind e katër mijë e njëqind e pesëdhjetë e gjashtë) fletë votimi.

  • Renditja e plotë e partive
  • 1-Koalicioni “Bashkë fitojmë” 
  • 2-PS
  • 3-PAA
  • 4-Partia Republikane
  • 5-Partia  Lëvizja e Legalitetit
  • 6-Partia Demokracia Sociale
  • 7-Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë”
  • 8-Partia Social Demokratike
  • 9-Partia Demokratike
  • 10-Aleanca progresiste LZHK
  • 11-Fryma e re Demokratike
  • 12-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet
  • 13-Partia për Eurpianizim e Integrimin e Shqipërisë
  • 14-Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë
  • 15-Partia Bindja Demokratike
  • 16-Partia për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve
  • 17-Aleanca Arbnore Kombëtare
  • 18-Partia Balli Kombëtar
  • 19-Partia Aleanca për demokraci dhe solidaritet
  • 20-Lëvizja Punëtore Shqiptare
  • 21-Fronti i Majtë
  • 22-Partia e Unitetit Kombëtar
  • 23-Partia e Gjelbër
  • 24-Partia Konservatore
  • 25-Partia Lëvizja e Re
  • 26-Aleanca për Barazi e drejtësi Europiane
  • 27-Partia Kombëtare Konservatore Albania
  • 28-Partia për mbrotjen e të drejtave të punëtorëve
  • 29-Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian
  • 30-Partia e Emigracionit Shqiptar
  • 31-Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
  • 32-Partia Komuniste e Shqipërisë
  • 33-Partia Ora e Shqipërisë
  • 34-Partia KristianDemokrate
  • 35-Nisma thurje
  • 36-Partia Lëvizja Bashkë
  • 37-Minoriteti grek për të ardhmen
  • 38-Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
  • 39- Partia Demokristiane Shqiptare
  • 40-Ardhmëria Shqiptare

Bashkia Tiranë

1.            Arlind Qori – Partia “Lëvizja Bashkë”;

2.            Marko Dajti – Partia “Fronit i Majtë”;

3.            Lajla Pernaska – Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;

4.            Erion Veliaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

5.            Belind Këlliçi – “Bashkë Fitojmë”

6.            Roland Bejko – “Partia Demokratike” 

Bashkia Belsh

1.            Arif Tafani – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Bedri Qypi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Berat 

1.            Zija Ismaili - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Ervin Demo - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Bulqizë

1.            Defrim Fiku – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Festime Mjeshtri - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Cërrik 

1.            Servet Duzha - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Andis Salla - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Delvinë 

1.            Ilir Mehmeti - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Besmir Veli - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Devoll

1.            Eduard Duro - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Elvis Hajdërlli - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

3.            Çlirim Hoxha – kandidat I pavarur

Bashkia Dibër 

1.            Ismail Uka - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Naim Gazidede – “Partia Demokratike”

3.            Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Dimal 

1.            Gentian Meçi - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Dritan Sula – “Partia Demokratike” 

3.            Juliana Memaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Divjakë

1.            Josif Gorrea – Partia Socialiste e Shqipërisë”; 

2.            Aurel Malko - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Dropull

1.            Thanas Maneka -  Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2.            Dhimitraq Toli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Durrës

1.            Igli Cara - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2.            Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Elbasan

1.            Gledian Llatja – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2.            Luçiano Boçi - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Fier 

1.            Evdar Kodheli - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2.            Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”;

3.            Armando Subashi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Finiq

1.            Leonidha Papa – “Partia Demokratike”;

2.            Leonidha Hristo - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

3.            Romeo Çakuli – Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

Bashkia Fushë Arrëz

1.            Fran Tuci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2.            Hil Curri - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Gjirokastër

1.            Dorjan Lani - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Flamur Golemi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Gramsh

1.            Hasim Çekrezi - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Besion Ajazi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Has

1.            Miftar Dauti - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Beqir Mulaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Himarë

1.            Jorgo Goro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2.            Dhionisios Alfred Beleri - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Kamëz

1.            Rakip Suli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2.            Bilbil Bajraktari – “Partia Demokratike”;

3.            Arjan Hoxha - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Kavajë

1.            Fisnik Qosja - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Redjan Krali – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Këlcyrë

1.            Klement Ndoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2.            Adriatik Spahiu – “Partia Demokratike”;

3.            Arjan Kasaj - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Klos

1.            Valbona Kola – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Bedri Hoxha - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Kolonjë

1.            Erion Isai – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Et’hem Lumani - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Konispol

1.            Ergest Dule – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2.            Fatmir Shero - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Korçë

1.            Ledina Alolli - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Sotiraq Filo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Krujë

1.            Agron Loka - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Artur Bushi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Kuçovë

1.            Kreshnik Hajdari – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Lefter Maliqi - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

3.            Ilirjan Koxhaj – “Partia Demokratike”

Bashkia Kukës

1.            Abedin Oruçi - Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;

2.            Admir Sinamati - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

3.            Safet Gjici – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Kurbin

1.            Behar Haxhiu - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Majlinda Cara – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Lezhë

1.            Pjerin Ndreu - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Pashk Gjoni - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Libohovë

1.            Leonard Hide – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Adil Xhelili - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Librazhd

1.            Mariglen Disha - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Shefki Çota - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Lushnjë

1.            Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Eduart Sharka - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Malësi e Madhe

1.            Isa Ramaj - Koalicioni “Bashkë Fitojmë"

2.            Tonin Marinaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë"

Bashkia Maliq

1.            Alfred Gega  - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Gëzim Topçiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Mallakastër

1.            Agron Kapllanaj – “Partia Demokratike”

2.            Qerim Ismailaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

3.            Resmi Shanaj - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Mat

1.            Skënder Gjuci - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Agron Malaj -  Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Memaliaj

1.            Gjolek Guci - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Albert Malaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Mirditë

1.            Ndrec Dedaj “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Albert Mëlyshi - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Patos

1.            Fation Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Pranvera Rizaj – Partia Demokratike”

3.            Safije Alushaj - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Peqin

1.            Mustafa Pashja - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Bukurosh Maçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Përmet

1.            Edmond Komino - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Alma Hoxha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Pogradec

1.            Zini Tolozhina - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Ilir Xhakolli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

3.            Rezart Laraku – “Lëvizja e Re”

Bashkia Poliçan

1.            Florian Qama – “Partia Demokratike”

2.            Behar Xhaferraj -  Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

3.            Adriatik Zotkaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Prrenjas

1.            Nuri Bleba - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Suzana Topi - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Pukë

1.            Rrok Dodaj - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Gjon Gjonaj - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Pustec

1.            Pandi Jani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Pali Kolefski - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Roskovec

1.            Erdit Hazizaj - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2.            Majlinda Bufi - “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Rrogozhinë

1.            Edison Memolla - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Shkëlqim Hoxha - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Sarandë

1.            Skënder Muço – “Partia Demokratike”

2.            Ardit Çikuli - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

3.            Oltion Çaçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

4.            Gjergj Mërkuri – kandidat i pavarur

Bashkia Selenicë

1.            Nertil Bellaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Leonard Rakipaj - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Shijak

1.            Elton Arbana – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Rezeart Tusha - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Shkodër

1.            Benet Beci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Bardh Spahia - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Shkrapar

1.            Euglen Mustafallari - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Adriatik Mema - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Tepelenë

1.            Sokol Guga – “Partia Demokratike”

2.            Tërmet Peçi - “Partia Socialiste e Shqipërisë”

3.            Baftjar Imeri - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Tropojë

1.            Besnik Duzhaj - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Rexhe Byberi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Vau i Dejës

1.            Klomentina Drini – “Partia Demokratike”

2.            Kristjan Shkreli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

3.            Zef Hila - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Vlorë

1.            Hysni Sharra - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2.            Ermal Dredha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Vorë

1.            Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

2.            Indrit Hoxha - Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

  

Ora 21:20
FOTO/ Zgjedhjet vendore të 14 majit, publikohen modelet e fletëve të votimit për Tiranën

Është publikuar modeli se si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Tiranës. Në listë i pari siç edhe ra shorti për renditjen e kandidatëve për kryebashkiakë në Bashkinë e Tiranës, figuron Arlind Qorri, pas tij Marko Dajti, e treta Lajla Përnaska, i katërti në listë është Erion Veliaj, pas tij renditet Belind Këlliçi, dhe i 6 në renditje Roland Bejko.

Po ashtu KQZ ka publikuar edhe modelin e fletës së votimit për anëtarë të Këshillit bashkiak për bashkinë e Tiranës.

Ora 14:15
Hidhet shorti për fletën e votimit, Këlliçi i pesti dhe Veliaj i katërti, ja renditja e plotë

Është hedhur shorti në KQZ për renditjen e kandidatëve për kryebashkië në Bashkinë e Tiranës:

  • 1-            Arlind Qorri (Lëvizja Bashkë)
  • 2-            Marko Dajti (Front  Majtë)
  • 3-            Lajla Përnaska (PDIU)
  • 4-            Erion Veliaj (PS)
  • 5-            Belind Këlliçi (Bashkë Fitojmë)
  • 6-            Roland Bejko (PD)
K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 18/04/2023 12:42

    SI DO QE TE JETE RENDITJA ZGJEDHJET I FITON BINDSHEM P S

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?