45-vjeçari shqiptar Aleks Bruka

Kronikë

Në krye të detyrës si elektricist, goditet nga rryma elektrike dhe gjen vdekjen e menjëhershme mbi shtyllë 45-vjeçari shqiptar në Greqi

2 Prill 2021, 10:00| Përditesimi: 2 Prill 2021, 10:36

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi, ku tre elektricistë humbën jetën tragjikisht, mes tyre edhe 45 vjeçari shqiptar Aleks Bruka, teksa po rregullonin një defekt teknik në një shtyllë elektrike, në fshatin Gymons të Evias.

Dy prej punëtorëve, 1 prej të cilëve shqiptari, gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa i 3 u plagos rëndë dhe fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte fuqisë goditëse të rrymës elektrike.

Ngjarja tragjike ndodhi në orën dy të drekës, 50 metra nga qendra e fshatit dhe para syve të dhjetëra banorëve, të cilët panë pa frymë skenën e vdekjes së tmerrshme të elektricistëve.

Sipas mediat greke dhe dështimit e qytetarëve që panë çdo gjë, vdekja e 45 vjeçarit shqiptar me origjinë nga Rrësheni dhe babai i tre fëmijëve ishte e tmerrshme.

“Gjithçka ndodhi 50 metra larg qendrës së fshatit. Njerëzit u çmenden nga ajo që panë, filluan të bërtisnin. Njëri nga ata, ai me origjinë shqiptare kishte një vdekje të tmerrshme. Ndërsa rryma elektrike e goditi, rrobat e tij morën flakë, po i digjej koka.”, tha një ndër dëshmitarët okular.

Shqiptari në momentin kur ambulanca ka mbërritur në vendngjarje është gjetur në shtyllë, ndërsa 2 të tjerët në tokë.

Sipas hetimeve deri në këto momente mendohet se vdekja e 3 elektricistëve ka ndodhur si pasojë e një neglizhence njerëzore dhe pakujdesie.

Megjithatë ende po punohet për zbardhjen e kësaj tragjedie, e cila ka tronditur Greqinë e jo vetëm.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?