Në krye të “Opera-s”, Voshtina rikthehet më e pushtetshme, flet dhe për konfliktet e hershme! 112, 7 mln lekë faturë, Ministria: Nga 1 korriku rriten pagat, ja kush përfiton

30 Qershor 2022, 17:04| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 17:15

  • Share

Pas 6 vitesh menaxhimi të Zana Çelës, e cila humbi garën për mandat të tretë, artistëve të “Operas” u prezantohet në ambientet e rikonstruktuara drejtoresha e re, violinistja Abigela Voshtina.

“Nuk më ngelet tjetër veçse t’i uroj suksese Abigelës, së cilës i përsëris mbështetjen time”, thotë ministrja e Kulturës Elva Margariti.

“Kam përpara dy sfida, njëra e të bërit nënë për herë të parë, tjetra e të qenit drejtor”, thotë drejtorja e re e “Operas”, violinistja Abigela Voshtina.

Si ish-Drejtoreshë Artistike e “Operas”, Voshtina nuk është emër i panjohur për artistët e këtij institucioni. E kritikuar prej disa prej tyre, veçmas artistët e Orkestrës Simfonike, për mënyrën e menaxhimit, por edhe e lakuar për përplasjet me ish-drejtuesin  e “Operas”, balet-maestron Ilir Kerni, shpjegon si do të ndikojë kjo eksperiencë në detyrën e re.

“Kam ardhur si violiniste u bëra drejtor. Kemi pasur shumë përplasje, që së pari ka ardhur nga mentaliteti i punës, sepse unë nuk kisha punuar asnjëherë në Shqipëri. Jam larguar 19-vjeç, jam kthyer 39-vjeçe dhe jam mësuar me një lloj bagazhi, kulture, pune, që nuk po them se është më mirë, apo më keq, por që ëshët ndryshe kjo është e sigurt. Absolutisht që kjo përvojë më ka vlejtur, ndërsa largimi im ka ardhur me dëshirën time të plotë, në nëntor të 2021-shit”, shprehet më tej Voshtina.

Pasja e një sezoni 2-vjeçar por edhe mbështetja në Bashkinë e Tiranës, janë vetëm dy nga pikat e platformës së Voshtinës, që pritet të ndihmojë çuarjen përpara të shfaqjeve dhe angazhimin e artistëve.

“Do të kemi një kalendar të ngjeshur, do të kemi një kalendar 2-vjeçar për herë të parë në institucionin tonë, i cili do të shkruhet dhe do të bëhet.

Peshën për të shpjeguar se çdo të ndodhë me rritjen e pagave të artistëve të tjerë të ‘Operas’, e merr ministrja e Kulturës. Kryeministri Edi Rama ka premtuar më herët  2-fishim të pagave për solistët brenda vitit.

Ministria e Kulturës zbulon për “Report tv” kategoritë që do të përfshihen në rritjen e pagës, ndërsa fatura financiare është përcaktuar 112, 755, 942 ( afro 112,7 milionë lekë) .

“Kemi lënë mënjanë një buxhet të qenësishëm, për rritjen e pagave të TKOB, që do të bëhet me efekt aktiv që prej datës 1 korrik” , shprehet më tej ministrja.

Margariti gjatë fjalës së saj vuri theksin edhe në rritjen e performancës së “Operas” përmes shkëmbimit të përvojave me teatrot e tjerë. Ndërsa investimin në infrastrukturë, premton ta shohim edhe për të tjera institucione të artit e kulturës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 01/07/2022 08:01

    Nje pyetje z.drejtoresh Ky premtim per rritje page vjen nga qe produkti juaj po shitet dhe e ka rritur vleren apo si ne rregjimet totalitare jeni bere mbeshtetes te pushtetit dhe per kete shperbleheni, pra ju do publiku dhe ju ndjek apo I duheni pushtetit dhe ju shperblen me taksat Tina?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?