Ilir Meta në konventën e LSI

Në krye të Partisë së Lirisë, Meta: Hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë

26 Korrik 2022, 09:34| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 12:10

  • Share

Pas Konventës së LSI-së, që u zhvillua mbrëmjen djeshme, ish-Presidenti Ilir Meta mori drejtimin e partisë së tij, e cila sipas tij ndryshoi katërcipërisht, madje dhe në emër.

Meta ndarë në Facebook një postim kur shpreh mirënjohjen e për vendimin historik të themelimit të partisë së tij të re, Partia e Lirisë.

‘Me mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit.

Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur’- shkroi Meta.

Nga Konventa e mbrëmjes së djeshme, Meta bëri thirrje për sovranitet dhe referendum të cilat sipas tij ishin dy elementët më të nevojshëm për demokracinë shqiptare.

Meta e nisi fjalimin e tij me tone nacionaliste, duke folur për një mision për të shpëtuar Kosovën, pavarësinë e saj dhe sovranitetin e Shqipërisë por edhe me një ‘pagëzim’ të ri si ‘për të larë mëkatët’ Ilir Meta nisi dje zyrtarisht rrugëtimin e tij të ri në politikën shqiptare. Lëvizja Socialiste për Integrim nga 25 korriku do të mbajë emrin 'Partia e Lirisë'. Që në nisje të eventit u ndryshuan 2 nene në statut ku LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kjo i hapi rrugën ndryshimit të emrit të partisë së krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta. Tashmë Partia e Lirisë do të drejtohet nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën, derisa sipas statutit të zhvillohen zgjedhjet që ta ngjisin zyrtarisht ish presidentin në krye të saj.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • BESNIK GAZI BUZVIÇI [ ÇAFAJ ]: 26/07/2022 12:00

    O mor like je kanpjon për vjedhje je mashtrus je hajdut e çfar nuk je mor edepsëz. Dridhet like si ta dush po burgut si shpëton e mor u mërzit aty do vi salhe bajga sy peshkaqeni xen do vi jamarbër hajduti e shum shok të tjer e domino do puno o Like kaçarumi.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/07/2022 09:48

    Like,Likesevdaliu/Mori dyfekn e shtiu/ Vrau nje derr miu...hahahahahaha na bere per te qeshur o maço,gaz paç per here ne ate dere te mbyllur me krim,korrupsion,vrasje,grabitje e çte te thote me motra ty o likeeee. Sa mire bere qe na ridimensionove dekompozimin tend politik duke na lene te gajasur e pataksur me partine lapërdhare qe pagezove ne ate tallava te gjelash...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?