Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari

VIP & Spektakël

‘Në kuadër të dashurisë’, filmi që bëri burrë e grua rivalët e përbetuar, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari

19 Qershor 2023, 22:11| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 22:13

  • Share

Dy armikët e përbetuar, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do t’i shohim sërish bashkë. Tashmë është zyrtare, ata do të jenë pjesë e një filmi.

“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Një çift i martuar prej vitesh janë në prag të ndarjes. E ndërsa përgatisin letrat e divorcit, një ftesë iu vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve.

Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duken i bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.

Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luizi dhe Olta do të vijnë tashmë si burrë dhe grua në “Në kuadër të dashurisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anja: 24/06/2023 14:24

    bravo luiz je gjigand je kampjon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?