Foto ilustruese

Kronikë

Ulen temperaturat, Ministria e Arsimit njofton rregullat e reja anti-COVID nëpër shkolla

17 Janar 2021, 16:51| Përditesimi: 17 Janar 2021, 17:13

  • Share

Ministrja e arsimit Evis Kushi, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka njoftuar rregullat e reja për sa i përket masave anti-COVID nëpër shkolla në kuadër të uljes së temperaturave.

Ministria e Arsimit, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës.

“Më saktësisht, në të shprehet qartë se: "DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”, shkruan Kushi.

Ajo në fund i ka kërkuar të gjitha Institucioneve Arsimore të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?