Sociale

Në kujtim të Artan Lames, një prej rrugëve të Ersekës nderohet me emrin e studiuesit! Familjarët: Ndihemi krenarë

27 Shtator, 12:42| Përditesimi: 27 Shtator, 12:58

  • Share

Në Kolonjë, në vendin e tij të origjinës një ndër rrugët kryesore të qytetit të Ersekës ka marrë emrin e politikanit, publicistit dhe historianit Artan Lame. Ai ndërroi jetë disa muaj më parë jashtë Shqipërisë.

Në një ceremoni te zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Ersekës familjarë të afërm dhe banorë të qytetit përuruan emërimin e rrugës së re.

Nëna e të ndjerit e emocionuar tregoi se i biri edhe pse nuk kishte lindur në Kolonjë gjithmonë krenohej me prejardhjen e tij.

"Ne radhë të parë Faleminderit bashkisë Kolonjë, gjithë kolonjarëve, me emrin kolonjar ai flinte. Është e çuditshme sa pasion kishte. Lere thoshte se nuk haheni dot me kolonjarët me thoshte", tha Diana Lame, Nëna e Artan Lames.

Bashkëshortja e të ndjerit u shpreh krenare tashmë për rrugën që do te mbajë emrin e tij dhe tha se gjysma e dhimbjes pas këtij vlerësimi duket se u zbut.

"Ndihem po aq krenare sa do ndihej Tani për Ersekë e tij. Kur më morën në telefon dhe më thanë që është vënë emri i rrugës Artan Lames. Ma hoqën gjysmën e dhimbjes. Është nder e krenari e madhe për mua.

Sigurisht Lisja dhe të gjithë të tjerë e pritën shumë shumë mirë. U gëzuan, ishte një rreze drite në atë errësirën që ishte shpirti jonë në atë moment", tha Mirela Lame, Bashkëshortja e Artan Lame.

Kreu i bashkisë së Kolonjës vlerësoi kontributin e tij si edhe e konsideroi më se të merituar edhe vlerë vendosjen e emrit të Artan Lames në një nga rrugët e Kolonjës.

"Tani ishte një nga Kolonjarët sharmante të Kolonjës, ishte krenaria që punuan dhe i dhanë pak kohë shqiptarisë për fat të keq, kemi krenari që Tani të jetë biri i Kolonjës dhe një nga rrugët kryesore të qytetit të mbajë emrin e tij", Erion Isai Kryetari i bashkisë Kolonjë.

Artan Lame u nda nga jeta në 23 Maj në Munich të Gjermanisë. Ai do të kujtohet gjithmonë si një ndër kontributorët kryesore në fushën e historisë dhe studimit.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/09/2025 03:57

    E meriton i ndjeri z.Lame.Ishte njeri qe adhuronte kulturen e historine.Me vjen keq qe e vune te Kadastra,problemet e te ciles, ndikuan ne shendetin e tij.Do t'i kishte dhene shume me teper ketij vendi sikur t'a kishin vene min.kulture,ose drejtor muzeu.

    Përgjigju
  • Hipoteka: 27/09/2025 14:17

    Kur ju jane kushtuar rruge vrasesve, pse jo edhe nje hajduti si Lame?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?