Politikë
Top 24

Në kulmin e debateve tek ‘Veprimtaria Prodhuese’/ Deputeti i PDIU kapet mat, sheh sport në celular (VIDEO)

18 Shtator 2018, 16:40| Përditesimi: 18 Shtator 2018, 16:50

  • Share

Ndërsa u pranua dekreti i Presidentit Meta për ndryshimet në ligjin e Teatrit, duke iu hapur rrugë garimit të kompanive të tjera në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese pati edhe debate. Akuzat plasën mes deputetes Albana Vokshi dhe Kryetarit të Komisionit Eduard Shalsi, por ai që ra në sy dhe dukej pothuajse i pashqetësuar ishte Dritan Bici, deputeti i PDIU-së.

I ulur në tyrezë bashkë me kolegët e tjerë, Bici jo vetëm nuk ka denjuar të bëhet pjesë e diskutimeve, por e ka parë të udhës të shohë diçka tjetër. Report Tv ka siguruar videon e momentit kur deputeti zgjedh të shohë në celularin e tij një video sporti. Të gjithë e dimë se futbolli është më relaksues se politika, por, deputeti Bici para së gjithash duhet të bënte detyrën.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese pranoi sot dekretin e Presidentit Meta për ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar. Opozita theu bojkotin duke marrë pjesë në komision, por dekreti u miratua vetëm me votat e shumicës. Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi deklaroi se PS ka përgatitur një draft të ri me ndryshimet duke i kërkuar mendimin e Autoritetit të Konkurrencës.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gita: 18/09/2018 18:11

    He mo se sport pa . Salianji dhe Grida dolen nudo para shqiptareve dhe cfare u be???? Jane IMORAL dhe nuk u ben asgje pershtypje .kane surrat dhe dalin para popullit perseri .U pikaaaa,pika. kurse ky i shkreti cfare bri ?-Pershesh po ha. Hahahaha!

    Përgjigju
  • populli: 18/09/2018 17:37

    po pere kete ju kemi zgjethure more plera talleni me ne hy te gjithe sa jeni aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?